Pensionistët këtë muaj krahas pensionit do të marrin edhe një shpërblim prej 5 mijë lekësh. Ky shpërblim vjen nga vjelja e taksës së jashtëzakonshme që qeveria vendosi për importuesit e mëdhenj të energjisë.

Që prej mëngjesit pensionistët kanë qëndruar në radhë për pensionet, ku në dorë kanë marrë edhe shpërblimin.

Ky shpërblim është parë si një ndihmesë nga një pjesë e pensionistëve, të cilët çdo ditë përballen me vështirësi ku u duhet të shpenzojnë para për ilaçe dhe për tu ushqyer.

“Për ne është shumë mirë, pensionista jemi, nevojë për më shumë kemi. Gjë e mirë, 5 lek më të dhënë gjë e mirë është se ne nuk jemi në gradë të lartë. Po mirë bereqaves, qarë është edhe kjo”– u shpreh një pensionist.

Ndërkohë që të tjerë prisnin që të kishte rritje të pensioneve e jo vetëm një shpërblim, i cili përballë çmimeve të rritura nuk mjafton për të përballuar muajin.

“Ne u gëzuam se thamë mos na e rrisnin, jo vetëm për një herë. Unë 120 mijë lek i marr vetëm ilaçe, unë 100 mijë lek e kam pensionit, mirë këtë muaj i mbulova me këtë, po muajin tjetër me çfarë ti mbulojë? Nuk bëjnë as për ushqime, 5 mijë lek të reja 3 ditë zgjasin me këto çmime të larta që janë rritur. Ata duhet ta kishin bërë  muaj për muaj. Duhet bërë më shumë për pensionistët, duhet rritur pensioni”.- u shpreh një pensionist.

Rritja e pensioneve mbetet një kërkese e vazhdueshme e pensionistëve të cilët janë një nga kategoritë që  rritja e çmimeve u ka ndikuar më së shumti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA