Projekligji “Për Lojërat e Fatit” do ta bëjë Shqipërinë si Zvicra, ku vendosja e basteve do të bëhet vetëm online. Por sipas analistit të sportit Artan Shyti, një ligj i tillë nuk do të zhdukë bixhozin informal.
Projekligji “Për Lojërat e Fatit” do ta bëjë Shqipërinë si Zvicra, ku vendosja e basteve do të bëhet vetëm online. Por sipas analistit të sportit Artan Shyti, një ligj i tillë nuk do të zhdukë bixhozin informal.
“Zvicra thonë që është një shtet, por u matëm me Zvicrën edhe për bankat, orat dje çokollatat tani të matemi dhe për bastet. Shtet e tjera që di unë kanë edhe ketë edhe atë.”- tha Artan Shyti, Analist Sporti
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka hedhur për Konsultim Publik draftligjin “ për Lojrat e Fatit” në cilin përcaktohen kushtet. Deri para operacionit “ Fundi i Marrëzisë” shqiptarët mund të vinin baste fizikisht në 4200 pika, me ligjin e ri licenca do tu jepet vetëm disa operatorëve që aktivitetin e tyre do ta ushtrojnë online.
Të gjithë ata që do të duan të luajnë bastet sportive online do të duhet të regjistrohen me identitetin e tyre në sistemet e kompanive të basteve, të cilat të do të jenë të detyruar që të dhënat e lojtarëve t’i ruajnë për tre vjet. Ndërsa qarkullimi i parave do të bëhet nëpërmjet sistemit banker. Por ky nuk është ligji më i mirë për të zhdukur bastet online në të zezë.
“Kalimi në këtë automatizmin online. Menaxhimi i tyre online, nëpërmjet faturave online, parave online, deklarimeve online për në është akoma herët dhe duhet të jetë një nga opsionet, pasi duhet të jenë edhe pikat fizike përveç online. Kështu më pas do të punojmë të gjithë që të shkojnë drejt aksesit online. Kam përshtypjen se është pak problem aq më tepër që dihet nëse unë duhet të luaj në momentin e fundit për një gol unë tani duhet të shkoj në bankë, banka ta konfimoj bëhet histori shumë e komplikuar. Pra janë disa detaje që e komprementojnë të gjithë aktivitetin.” -tha Artan Shyti, analist sporti
Bastet sportive u shpallen të paligjshme më 1 janar 2019, pavarësisht kësaj shqiptarët kurrë nuk ndaluan së vëni lloto, apo luajtur në kazino, sepse ky shërbim ofrohej online pa u kontrolluar nga askush.
Top Channel