Pavarësisht gjendjes së rënduar shëndetësore Papa Françesku ndoqi me përpikmëri të gjitha ceremonitë e Pashkëve në Vatikan, nën shoqërinë e mijëra njerëzve.
Në meshën e vigjiljes papa tha se kur përballë së keqes ndjehemi të pafuqishëm, të kujtohemi se ringjallja triumfon mbi erërat e akullta të luftës
Ndërsa në mesazhin gjatë së dielës, Papa preku çështjet më të rëndësishme të momentit, përfshirë luftën në Ukrainë dhe tensionet izraelito-palestineze.
Ai tha se dhuna midis dy palëve është një shqetësim shumë i madh, pasi kërcënon respektin e besimtarëve.
“Në këtë ditë ne të besojmë ty, Zot, qytetin e Jeruzalemit, dëshmitarit të parë të ringjalljes suaj. Shpreh shqetësimin tim të thellë për sulmet e ditëve të fundit që kërcënojnë klimën e dëshiruar të besimit dhe respektit të ndërsjellë të nevojshme për të rifilluar dialogun midis izraelitëve dhe palestinezëve, në mënyrë që paqja të mbretërojë në Qytetin e Shenjtë dhe në të gjithë rajonin. Ndihmoni popullin e dashur të Ukrainës në rrugën e tyre drejt paqes, dhe le të bjerë drita e Pashkëve mbi popullin e Rusisë”, tha Papa Françesku.
Në mesazhin e tij, ai bëri thirrje që të ndihmohen viktimat e tërmeteve shkatërrimtare që prekën Turqinë dhe Sirinë, ku mbetën viktima 56.000 persona në Turqi dhe Siri.
Para meshës, Vatikani e mbuloi sheshin e Shën Pjetrit me rreth 35 mijë lule të dhuruara nga Holanda.
Papa Françesku mori pjesë në ngjarje të ndryshme që nga dalja e tij nga spitali, duke përfshirë pagëzimin e disa personave, mes tyre një shqiptar.
Top Channel