Bajamja me dy djemtë e saj në Roskovec merret me blegtori.

E nisën këtë aktivitet 20 vjet më parë me 3 krerë lopë dhe sot kanë 16.

“Jemi të kënaqur sidomos këtë vit kur është rritur edhe kërkesa për bulmetin, qumështin. Prodhimi ditor i qumështit nga kjo fermë shkon në gati 300 litra të cilat e kanë tregun të siguruar. Gjithçka që kemi sot e keni falë punës dhe mundit tonë”, tha blegtorja Bajame Gllava.

Shërbimi ndaj blegtorisë kërkon përkushtim tregon Bajamja. Nuk kemi kërkuar ndihmë nga shteti deri tani por sot e ndjejmë se duhet për ta zgjeruar këtë aktivitet.

Familjen Gllava nuk e kanë prekur ethet e valës së fundit të emigracionit.  Djemtë e saj punojnë në këtë biznes çdo ditë dhe para vështirësve kanë zgjedhur që të luftojnë dhe t’ia dalin në vendin e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA