Rastet e rrëmbimit të dhunshëm të civilëve nga rusët në territoret e pushtuara të Ukrainës nuk kanë të ndalur.
Kështu i akuzon ushtria e Ukrainës, trupat ruse, ku theksohet se rrëmbimet po ndodhin në veçanti, në rajonin Starobilsk Luhansk.
Sipas njoftimit, ku trupat ruse organizojnë kërkime për qytetarët që mbështesin Ukrainën.
“Ata dërgohen në drejti të panjohur dhe nuk kthehen në familjet e tyre”, thuhet në njofitm.
Gjatë ditës së sotme, Rusia gjuajti më shumë se 10 bombardime nga sistemet e zjarrit reaktiv, por edhe 23 sulme ajrore dhe 4 raketa.
“Dy raketa ruse të lëshuara nga ZRK C-300 goditën objektet e infrastrukturës civile të Zaporozhye, ka të vdekur dhe të plagosur në mesin e civilëve, të shkatërruara dhe të dëmtuara ndërtesa banimi. Gjithashtu, 2 raketa nga pushtuesit rusë ZRK C-300 u lëshuan në objektin e infrastrukturës civile Konstantinovka në Donetsyn”, njofton ushtria e Ukrainës.
Top Channel