Vladimir Caridha i ka kushtuar skulpturës gjithë jetën e tij, ndërsa prej 40 vitesh kujdeset profesionalisht për të dhe edukimin artistik të brezave.
Në qytetin e Elbasanit një sërë veprash arti mbajnë emrin e tij, ndërsa të preferuarat janë ato ku imagjinata ndërthuret fort me personazhin.
“Apstragimi është pjesë e domosdoshme e skulpturës, pasi ka shumë pak mjete shprese”, Vladimir Caridha, skulptor.
E ndërkohë një tjetër pasion i madh dhe i trashëguar i Vladimir Caridhës është koleksioni i pullave. Ato datojnë rreth viteve 1800 e në vijim si pjesë e historisë, por edhe e artit pasi sipas Caridhës secila prej tyre është e pikturuar.
“Pulla bëhet nga një piktor ose skulptor. Është përvjetor, është histori e Shqipërisë”, u shpreh skulptori.
Pasionin që e trashëgoi nga babai Vladimir Caridha do t’ua kalojë fëmijëve, edhe pse sot ai është fanatik në ruajtjen dhe kujdesen ndaj tyre.
Top Channel