
Surfistja profesioniste Sara Taylor raportohet se u sulmua duke u goditur me grushte nga braziliani João Paulo ‘JP’ Azevedo teksa konfliktoheshin se cili kishte të drejtën e një valë oqeanike në ishullin indonezian të Bali.
Surfisti profesionist është dënuar nga publiku pasi u regjistrua duke qëlluar me grusht amerikanen që po debatonte me mikun e tij, teksa pamjet qesharake janë bere virale ne rrjet.
Episodi ndodhi kur Sara Taylor po debatonte me Adriano Portela, se cili kishte të drjetën e lundrimit të një vale të ardhur në bregdetin indonezian.
Dyshja ishin duke bërë surf në brigjet e Uluwatu, në jugperëndim të Bali, kur u ngjitën njëkohësisht në valën e ardhur, çka solli në debatin se cili kishte të drejtën e radhës.
Konflikti verbal u përcoll edhe në breg ku Portela doli nga uji dhe shkoi te zonjusha Taylor, shkruan rrjeti MailOnline .
Por teksa ecte drejt bregut Taylor u ndalua nga miku i Portela, gjithashtu surfist profesionist, João Paulo ‘JP’ Azevedo, i cili pa u menduar shumë nisi të godiste me gushte gruan.
Në pamje të incidentit Azevedo shihet që i afrohet gruas edhe në ujë me bordin e surfit dhe e godit me grusht nga prapa teksa dilte në tokë.
Dy brazilianët dhe disa shoqërues të tyre iu afruan Sara dhe mikeshës së saj Charlie Mccharg e cila regjistroi incidentin.
Një prej tyre duket se godet me shkelm motoçikletën e zonjushës Mccharg dhe shtyn Taylor.
Kjo e fundit u bërtet atyre “Largohuni!” para se pamja të ndërpritet.
Por pas dënimit te sjelljes nga publiku Azevedo mbylli rrjetin e tij social teksa tha për mediat braziliane se gruaja që sulmoi duhej “si një burrë”.
Ai tha: “Ajo nuk dukej fare si një grua. Bënte ‘surf’ si një burrë dhe ishte e veshur si një burrë”.
“Ajo hynte në valët e të gjithë të tjerëve, nuk respektonte asnjë. Hyri në valë teksa shoku im po lundronte dhe i prishi ritmin”.
Azevedo shtonte: “Shkova ta pyes përse u soll ashtu me mikun tim, por ajo më hodhi ujë në fytyrë e më shau, prandaj u provokova dhe e sulmova”.
“Më pas pashë që dukej si grua. Ishte veshur vetëm me bluzë dhe nuk kishte rrobabanje të sipërme. Më pas kërkova falje”.
Ai tha se lajmet nuk e tregonin të gjithë ngjarjen por e kishin bërë atë të dukej si “i keqi”.
“Pashë një surfist që shtyu shokun tim dhe shkova ta pyes përse e bëri, por ata më goditën në fytyrë dhe unë u vetëmbrojta”.
“Më pas pashë se ishte femër, dola nga deti dhe kërkova ndjesë”.
Pas postimit të pamjeve në rrjet shumica e komunitetit të surfistëve dënojnë sulmin ndaj gruas dhe kërkojnë dënim për sportistët brazilianë, edhe pse shumë të tjerë dënonin stilin e papërgjegjshëm të lundrimit të valëve të gruas me pamje burrërore.
Top Channel