6 të dënuar përjetë për vrasjen e ambasadorit italian në Republikën Demokratike të Kongos (fotot)

07/04/2023 19:01
Viktimat (nga nmajtas djathtas): Vittorio Iacovacci, ambasadori Luca Attaasio, Mustapha Milambo

Gjashtë të akuzuar janë dënuar sot për vrasjen e ambasadorit italian Luca Attaasio, shoferit dhe rojës së tij në shkurt 2021, në lindje të Republikës Demokratike të Kongos.

Gjashtëshja u dënua me “shërbim kriminal përjetë” me akuza komploti dhe vrasjeje nga gjykata në kryeqytetin Kinshasa.

Prokurorët kishin kërkuar fillimisht dënim me vdekje për atentatin e 22 shkurtit 2021, kur Luca Attanasio ishte një nga tre të vrarët në pritën e karvanit të OKB, në zonat e trazuara lindore të vendit.

Dy viktimat e tjera ishin shoferi vendas Mustapha Milambo dhe oficeri policisë italiane Vittorio Iacovacci.

Avokatët thanë sot për rrjetin AFP se do të apelonin dënimet e përjetshme.

Një nga të akuzuarit mbetet në arrati.

Në seancat e mëparshme prokurorët thanë se kriminelët kishin tentuar të merrnin peng ambasadorin për të kërkuar një shpërblesë në para.

Gjykata ushtarake i dha gjithashtu dëmshpërblim për Italinë shumën ekuivalente të $2 milionë dollarëve, në franga kongoleze.

Shumica e zonave lindore të R.D. Kongo kontrollohet nga grupe të armatosura, të mbetura prej konflikteve të fundit të viteve 1990-të e fillimi të viteve 2000-të.

Vendi ka ruajtur një moratorium de-facto ndaj dënimit me vdekje prej vitit 2003, sipas OKB, por ato vijojnë të jepen për raste krimesh të rënda.

FOTO GALERI
2/3
Gjykata ushtarake i dha gjithashtu dëmshpërblim për Italinë shumën ekuivalente të $2 milionë dollarëve, në franga kongoleze.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA