Tre persona të shpallur në kërkim janë arrestuar pasi kryen vjedhje në Durrës.
Kështu një 37 vjeçare e shpallur në kërkim është vënë në pranga pasi dyshohet se në një bankë ku punonte, u ka vjedhur shuma të ndryshme parash klientëve të këtij subjekti privat.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës i ka caktuar masën e sigurisë 37 vjeçares B. B., “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”.
Gjithashtu një 45 vjeçar është i shpallur në kërkim është arrestuar për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose e impulseve telefonike”. Banues në Sektor Rinia, Ilir Istrefaj është dënuar me 5 muaj burgim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës.
Po ashtu i shpalluri në kërkim I. A., banues në Kukës është arrestuar pasi dyshohet se ka vjedhur pajisje elektrike. Këto vjedhje 25 vjeçari i kreu në një furrë buke në lagjen nr 13 të Durrësit.
Sipas policisë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel