Shumica e qytetarëve të Durrësit mendojnë se gjërat në Bashkinë e Durrësit po shkojnë në drejtimin e duhur.
44.1 përqind e qytetarëve janë të mendimin te gjërat janë në rrugën e duhur ndërsa 35.3% e tyre mendojnë se gjërat po lëvizin në drejtimin e gabuar.
Një tjetër përqindje e lartë prej 20.6% mendojnë se gjërat nuk po ecin as në drejtimin e duhur as në drejtimin e gabuar.
Në lidhje me këtë sondazh, analisti Arjan Curri u shpreh se personat e përfshirë në sondazh janë pjesë e administratës ose kanë bizneset e tyre dhe prandaj është edhe ky rezultat ndërsa realiteti sipas tij nuk është kështu.
Curri: Sa i përket përceptimit lokal të durrsakëve, ka një qartësi sepse shumica mendojnë se gjërat po ikin në drejtimin e duhur ndërsa rritet përqindja e atyre që mendojnë se nuk është e qartë. Ata që pyeten janë ata që kanë ngelur dhe ata që kanë ngelur janë ata që janë të punësuar në administratë ose kanë biznes. Në funksion të votuesve mendojnë se në Durrës gjërat janë në drejtimin e duhur, në funksion të realitetit mendoj se nuk është e vërtetë por ne funksion të votës po.
Intervistat janë kryera per periudhen 20 mars -2 prill. Nga 2487 persona që janë marrë në pyetje, vetëm 811 prej tyre kanë dhënë përgjigje të plota ndërsa pjesa tjetër ishte e pavlefshme. Sa i takon marzhit të gabimit në këto intervista është 2.2 përqind ndërsa metodologjia e përdorur është me anë të telefonatave dhe nëpërmjet webit.
Top Channel