Një shqiptar i akuzuar për posedim të imazheve të pahijshme të fëmijëve në Cumnock është në pritje të deportimit në Rinas, pas një seance dëgjimore në gjykatë.

Selfie Senani, 27 vjeç, u vetëdeklarua i pafajshëm për akuzat e shkarkimit dhe posedimit të imazheve kur u paraqit në Gjykatën e Ayr Sherifit. Megjithatë, autoritetet pretendojnë se i akuzuari ka bërë foto të pahijshme ose montazh të fotove të fëmijëve në një adresë në Car Road, Cumnock midis 5 janarit dhe 27 shkurtit 2022.

Një akuzë tjetër pretendon se ai kishte në zotërim të njëjtat lloje fotosh midis 5 janarit dhe 5 marsit të vitit të kaluar. Senani përballet gjithashtu me një akuzë të tretë që e akuzon atë për posedim të imazheve ekstreme pornografike, megjithëse jo të fëmijëve, midis 6 janarit dhe 4 marsit 2022.

Avokati mbrojtës John Ian Gillies i tha Sherifit Shirley Foran: “Ai është një shtetas shqiptar që do të deportohet. Ai është kontaktuar nga emigracioni më 10 mars.

Ai padyshim dëshiron që kjo çështje të trajtohet sa më shpejt dhe të kthehet në Shqipëri.

Gjykimi ka të ngjarë të mbyllet brenda ditës.” Senani do të kthehet në gjykatë për t’u përballur me akuzat në një datë të mëvonshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA