I ftuar në emisionin “Wake Up” ka qenë sizmologu Edmond Dushi i cili ndër të tjera ka treguar se cilat janë zonat të cilat kanë aktivitet më të lartë sizmik, nisur kjo edhe nga harta e re sizmike që ai ka propozuar dhe po vazhdon ende të merret me të.

Sipas tij pjesa perëndimore është më e rrezikuar, ku mund të ndodhin tërmetet sepse janë në kontaktin nëpërmjet pllakave tektonike.

Edmond Dushi: Harta e rrezikut sizmik përfaqëson impaktin e tërmeteve dhe jo dukurinë, pra shpërndarjen e dukurisë, a ndodh a nuk ndodh tërmet në një zonë të caktuar. Pa dyshim që në zonat ku ndodhin tërmetet, ne kemi theksuar gjithmonë, kryesisht janë zona të pjesës perëndimore dhe jo pa qëllim sepse ato janë në kontaktin nëpërmjet pllakave tektonike, pra pjesa jonike dhe adriatike e vendit, ku shtrihen qytetet më kryesore dhe më të rëndësishme të vendit.

Gjithashtu është dhe një zonë tërthore që shtrihet nga Elbasani në drejtim të Dibrës dhe kjo ka historinë e vetë të sizmitetit dhe është tepër aktive, por jo përjashtimisht vetëm këto zona, por janë dhe zona e brendshme të territorit të Shqipërisë të cilat kanë aktivitetin e tyre por janë më të moderuara në raport me zonat e tjera. Mund të them që i gjithë territori i Shqipërisë tektonikisht aktiv sepse në aspektin tektonik është i ri, është pjesë e orogjenezës së re që njihet në terminologjinë tonë edhe është pjesë e një brezi të tërë, duke filluar nga alpet e Europës në drejtim të Turqisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA