Një banesë është shkrumbuar nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit në fshatin Lanabregas të Tiranës.

Sikurse duket edhe nga pamjet, banesa është djegur totalisht, ndërsa u shmang një tragjedi. Familja  prej katër anëtarësh që jetonte në kushte të vështira, fatmirësisht nuk ishte në tunelin e përshtatur si banesë kur ra zjarri.

Nga zjarri ka vetëm dëme të shumta materiale, pasi familja mbetet e pastrehë.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa shërbimet zjarrfikëse mbërritën pas disa orësh nga rënia e zjarrit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA