23/11 20:33
Berat Gjimshiti është gati për lojë.
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, qëndron pushim prej 11 marsit si pasojë e një tërheqjeje muskulore. 30-vjeçari është gati të japë kontributin e tij tek Atalanta, që në fundjavë luan një ndeshje të rëndësishëm ndaj Torinos.
Gjimshiti pritet të luajë si titullar në sfidën e radhës në Serie A. Ai do të zërë vendin e Toloit (i pezulluar) në prapavijën e Atalantës.
Mbrojtësi i njohur ishte një nga mungesat e Kombëtares në takimin ndaj Polonisë në eliminatoret e Euro 2024. Gjimshiti numëron 47 ndeshje dhe një gol me kuqezinjtë.
Top Channel