Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Sarandë, pasi u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm me qëllim kalimin e kufirit.

Operacioni policior i koduar “Tatzat”, vuri në pranga  O. L., 20 vjeç, banues në Sarandë.

Ai u kap në flagrancë, në afërsi të fshatit Tatzat, Delvinë, duke transportuar me automjetin tip “Benz”, kundrejt fitimit, 10 emigrantë, të cilët kishin si qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA