Pamje nga kamera e sigurisë/ Momenti kur autori i vë zjarrin makinës në Korçë, lëndohet edhe vetë

06/04/2023 10:20

Top Channel ka siguruar pamjet nga kamera e sigurisë e vendosur përballë banesës ku ishte parkuar makina që u dogj gjatë natës në Korçë.

Një person hodhi lëndën djegëse në pjesën e përparme të makinës dhe i vendosi zjarrin rreth orës 01:10.

Në momentin e zjarrit ndodhi një shpërthim dhe ai nuk mundi të largohej në kohë.

Mendohet se autori ka marrë lëndime, ndërsa nuk është raportuar asnjë i plagosur në spital deri tani.

Makina ishte e parkuar para banesës  pranë vendit të quajtur “Ura e fajancës”.

Pronari i mjetit është shtetasi Klodian Cacani, i cili nuk njihet si person me precedent penal.

Deri më tani autori nuk është identifikuar, ndërsa vijon puna për kapjen e tij.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 06.04.2023, rreth orës 01:10, pranë vendit të quajtur “Ura e fajancës”, ka rënë zjarr në automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit K. C., banues në Korçë, i cili ishte i parkuar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA