Një tunel dhe një dhomë e improvizuar kanë qenë banesa e familjes Lusha për më shumë se 10 vite.

Mëngjesin e kësaj të enjte nga një shkëndijë elektrike u aktivizua një zjarr që shkrumboi gjithçka dhe la në qiell te hapur këtë  familje me 4 anëtarë.

Më shumë se një dekadë më parë Selman dhe Xhane Lusha erdhën nga Kuksi në Lanabregas ku me shumë sakrifica improvizuan një banesë në hyrje të një tuneli por zjarri I sotëm shkatërroi të vetmen pasuri të tyre.

Fatmirësisht në orët e para të mëngjesit as çifti dhe as 2 fëmijët e mitur nuk ndodheshin në banesë.

 “Më morën ne telefon komshinjtë më thanë hajde se po të digjet shtëpia. Isha në punë dhe u nisa menjëherë. Në atë moment nuk ka pasur njerëz në shtëpi”, tha Selman Lusha.

“Me sy nga zoti jemi. Na është djegur gjithçka mobilje rroba librat e fëmijëve. Jemi në qiell të hapur. As sot nuk kemi ku të flemë”, tha Xhane Lusha.

Në vendngjarje mbërriti policia dhe zjarrfikësja por zjarri ishte shuar. Ekspertët kryen dokumentimin e rastit dhe ia referuan shërbimeve sociale për tu ardhur në ndihmë kësaj familjeje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA