Erik ten Hag u shfaq i kënaqur nga skuadra e tij pas triumfit minimal që Manchester United arriti ndaj Brentford (Rashford).
“Djajtë e Kuq” iu falën golit të sulmuesit anglez (15 gola në kampionat) për t’u rikthyer te suksesi në Premier League pas tri javësh.
“Ishte një ndeshje e mirë. Në pjesën e parë luajtëm një futboll brilant, diçka jo e thjeshtë. Aq më tepër kur ke përballë një kundërshtar si Brentford, një skuadër shumë e mirë. Ata kanë një mbrojtje kompakte, nuk lejojnë shumë hapësira.
Në mbrojtje bëmë shumë mirë, çka është shumë e rëndësishme. Rashford? Ai bëri një ndeshje mjaft të mirë, Marcus është i gjithanshëm”.
Manchester United e ka kthyer në një fortesë “Old Traford”, teksa humbja e fundit është regjistruar në datën në 8 shtator të vitit të shkuar. Djemtë e Ten Hag kanë shënuar 52 gola dhe kanë pësuar 12 në ndeshjet në shtëpi. Në 13 prej tyre e kanë mbajtur portën e paprekur.
“Ne jemi të kënaqur me paraqitjet tona në Old Trafford që është kthyer në një kështjellë, çka tregon forcën tonë. Tani duhet të punojmë që të kemi të njëjtën performancë edhe në ndeshjet jashtë”, deklaroi trajneri holandez.
Manchester United ndan vendin e tretë me Newcastle. Sfida e radhës do të luhet ndaj Evertonit në “Goodison Park” (8 prill).
Top Channel