Iluzionisti amerikan Uri Geller ‘paralajmëron’ Donald Trump: Kam ADN-në tënde (fotot)

06/04/2023 16:51

Magjistari dhe iluzionisti amerikan Uri Geller ka bërë disa pretendime të çuditshme së fundmi duke thënë se zotëron një kapele me autografin e Donald Trump, teksa pretendon se në të ka katër fije floku të ish-presidentit.

Geller ka vendosur në kornizë kapelën e çmuar që dikur është mbajtur nga presidenti dhe tashmë pretendon se me këtë, zotëron dhe ADN-në e Trump.

Mburrja e Geller bëhej në një video ku ai fliste i emocionuar duke u treguar fansave kornizën në mur me objektet e Trump.

“Shikoni këtu, këtë e ka nënshkruar Donald Trump, unë e njoh atë prej 50 vitesh, ndoshta më shumë”, thotë magjistari hebre britanik.

Më tej ai shton: “Çfarë shikoni këtu? Janë katër fije floku, që do të thotë se unë kam ADN-në e tij”.

Në vitrinën e tij përveç kapelës së bardhë të Trump, ka dhe një foto të ish-presidentit dhe një kopje të librit të tij “Amerika e gjymtuar; Si ta bëjmë Amerikën përsëri të madhe”.

Ndërsa poshtë vitrinës së Trump shihet një libër edhe ai i lidhur me Trump, ‘Fire and Fury’ i shkruar nga Michael Wolff – që është një version jo shumë i bukur i ngjarjeve kaotike në Shtëpinë e Bardhë gjatë presidencës së Trump në vitet 2016-20.

Ky i fundit kësaj jave u bë ish-presidentii parë në SHBA që u akuzua për një shkelje kriminale, në lidhje me paratë e paguara ndaj Stormy Daniels per heshtje, para zgjedhjes së tij si president.

FOTO GALERI
1/3
Uri Geller ka bërë disa pretendime të çuditshme së fundmi duke thënë se zotëron një kapele me autografin e Donald Trump

Top Channel