Çështja për “Gërdecin”/ Gjykata e Posaçme kalon për gjykim dosjen ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu

06/04/2023 16:13

Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Gjyqtarja paraprake Irena Gjoka vendosi të kalojë në gjykim Fatmir Mediun, i cili akuzohet për gërdecin për dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe shpërdorim detyre në bashkëpunim me kuadrin ushtarak.

Në seancë u pranua gjykimi i shkurtuar që ishte dorëzuar nga ish funksionari, hetuar nga SPAK mbas kallëzimit të familjes Durda.

Këta të fundit kërkuan hapje të hetimit për tragjedinë e Gërdecit ku u vranë 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë. Familjarët e fëmijës Erison Durda që humbi jetën në tragjedi kishin kërkuar që të ishin palë në proces, por gjyqtarja paraprake e rrëzoi kërkesën e tyre.  Seanca e parë në gjykatën antikorrupsion do të mbahet në datën 24 prill.

Përveç ish-ministrit të mbrojtjes që u dorëzua nga SPAK i pandehur, prokurorët e posaçëm po kryejnë hetime dhe për tregtinë e municioneve që demontoheshin në fabrikën e “vdekjes”, dhe për këto dyshime kanë përcjellë me letërporosi drejt SHBA.

Çështja është veçuar dhe mes shumë personave të pyetur, më herët ishte në SPAK edhe djali i ish kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha

Dosja për Mediun u hap nga kallëzimi i familjes Durda e cila humbi fëmijën në tragjedinë që u mori jetën 26 personave dhe plagosi 300 të tjerë. Por ndërsa fati i ish-ministrit do jetë në duart e gjyqtarit paraprak që pritet ta kalojë në gjykim themeli.

Më herët në SPAK janë pyetur një sërë zyrtarësh, dhe jo vetëm, midis tyre edhe Shkëlzen Berisha, djali i ish kryeministrit Berisha.

Veçimi i dosjes për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave, në Gërdecin e hapur ende pritet të hedhë dritë mbi personazhe të tjerë ende të pa marrë nën hetim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA