Policia izraelite sulmoi për të dytën ditë radhazi besimtarët që ndodheshin xhaminë Al-Aksa, duke i goditur me shkopa gome dhe granata trullosëse.
Trupat e armatosur zbrazën me forcë xhaminë nga qindra besimtarë që ishin mbledhur atje për lutjet e Ramazanit.
Ky tension solli sulme me raketa nga të dyja palët. Tridhjetë raketa u hodhën ditën e sotme nga Libani drejt Izraelit, duke plagosur një person dhe shkaktuar dëme materiale.
Izraeli iu kundërpërgjigj këtyre sulmeve duke hedhur disa predha nga pozicionet e saj kufitare në periferi të dy fshatrave në Libanin jugor.
Ushtria izraelite pretendon nga ana e saj se 34 raketa janë lëshuar nga Libani, nga të cilat 5 kanë rënë në Izrael dhe 25 janë kapur nga mbrojtja kundërajrore.
Para kësaj ngjarjeje sirenat paralajmëruese pushtuan qytetet në veri të të Izraelit, si dhe disa zona të tjera.
Hetuesit kanë mbërritur në zonën ku kanë rënë raketat, duke shqyrtuar të gjithë zonën, por deri më tani nuk ka pasur një reagim zyrtar.
Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe zëdhënësi i departamentit të shtetit amerikan Vedant Patel.
“Izraeli ka të drejtë të mbrohej pas një breshëri raketash nga Libani pas tensionit të lartë mbi Jerusalemin. Ne dënojmë lëshimin e raketave nga Libani dhe Gaza”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së- Vedant Patel.
Dy raketa gjatë mbrëmjes së djeshme nga Rripi i Gazës në territorin izraelit, pas situatës së ngjashëm një natë më parë në xhami, të cilit Izraeli iu përgjigj me sulme.
Izraeli dhe Libani mbeten në gjendje të tensionuar pas konflikteve të ndryshme, përfshirë edhe kontrollin e kufirit të tyre nga Forca e Përkohshme e Kombeve të Bashkuara në Liban.
Top Channel