Antologjia e poezisë shqipe/ “Veshun me diell e mbathur me hënë” me autor Rudolf Markun

06/04/2023 19:58

Veshun me diell, mbathur me Hanë, vargu i Bogdanit ka treguar një lidhje të hershme të gjuhës shqipe me kulturën botërore. I rimarrë nga Dhiata e re, ky varg është komentuar gjatë nga Fan Noli, e më pas nga Kadare në disa raste për të treguar përkryerjen e shqipes .

E të njëjtit titull është antologjia e poezisë moderne shqiptare ‘Veshun me diell, mbathur me hanë’ nga Rudolf Marku. Në promovimin që i është bërë këtë të enjte, autori ka komentuar edhe kritikat e bëra nga Peizazhe të Fjalës, që ky varg është marrë nga Bibla dhe për pasojë jo nga vjetërsia e poezisë shqip.

Hartuesi i kësaj Antologjie, Rudolf Marku, poeti i parë laureat i vendit ia del të evidentojë temperamente poetike në diakroni. Kjo antologji, për nga konceptimi, kompozohet si një diagram që regjistron evoluimin e poezisë lirike në shqip prej shkrimit të saj, tek format e lirikës konceptuale.

Koncepti i Rudolf Markut për modernen duket në të njëjtën venë me atë të historianit të njohur britanik, Paul Johnson, i cili në librin e tij “Lindja e modernes”, e gjen fillin e erës moderne në dhjetëvjeçarin e dytë dhe të tretë të shekullit të nëntëmbëdhjetë, si një kohë idesh të reja, inovacionesh dhe avancimesh teknologjike të pamenduara më pare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA