Edhe pse është përfolur për prirje pro-serbe, presidenti i ri i Malit të Zi, Jakov Millatoviç e bëri të qartë se nuk ka për ta ndryshuar linjën pro-europiane të vendit të tij.

Rruga e Malit të Zi drejt BE-së është e padiskutueshme, u shpreh Milatoviç, që nënvizoi po ashtu se nuk ka për të ndryshuar asgjë në politikën e jashtme të vendit, përfshirë këtu marrëveshjet e nënshkruara ndërkombëtare. I pyetur nëse kjo nënkupton se nuk është reale të pritet tërheqja e njohjes së Kosovës, Milatoviç u përgjigj “se një gjë e tillë është e qartë”.

Ne mbështesim gjithçka për të cilën do të bien dakord Beogradi dhe Prishtina. Mendoj se normalizimi i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës është i rëndësishëm për të gjitha vendet në rajon, dhe Mali i Zi dëshiron të jetë një fqinj i mirë që do të promovojë marrëdhënie të mira fqinjësore”, tha Molatoviç.

Në deklaratat e mëparshme për media, ai ka konfirmuar se mbështet nismën rajonale të Ballkanit të Hapur, pavarësisht se Mali i Zi nuk është aktualisht pjesë e saj. Ideja së cilës i mëshon presidenti malazez është se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor nuk mund të jetë përveçse europiane.

“Mali i Zi mund të luajë një rol të rëndësishëm – si një lokomotivë që mund të jetë e para që do të hyjë në BE – dhe tani t’i shtyjmë, gjithashtu, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që të na bashkohen”, është shprehur ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA