Roja bregdetare franceze thotë se shpëtoi një gomone me 41 persona tek sa ata ishin drejt mbytjes duke kaluar për Angli.

Korrespondenti BBC për Anglinë jugore thotë se gomonia u rikthye në Francë pasi u vu në vështirësi nga deti trazuar tek sa po tentonin kalimin e kanalit të La Manshit.

Disa prej njerëzve u nxorën nga uji mes britmave për ndihmë.

Katër prej tyre në gjendje jo të mirë shëndetësore si pasojë e hipertermisë u dërguan në spital.

Gjatë ditës të sotme thotë korrespondenti BBC mbërritën në Dover 6 gomone me 201 persona.

Shifrat e 3 mujorit të parë të 2023 tregojnë një numër tepër të vogël shqiptarësh mbërritur me gomone krahasuar me 13.000 të cilët zgjodhën këtë rrugë mbërritje në brigjet angleze.

Top Channel