Pas shkarkimit nga Chelsea, Potter pranë një tjetër skuadre në Premier League

05/04/2023 18:10

Pas shkarkimit nga Chelsea, Graham Potter është në kërkim të një tjetër skuadre për sezonin e ri.

Sipas raportimeve të medieve britanike, ish-trajneri i “Bluve të Londrës”, mund të zërë vendin e David Moyes, si trajner i West Ham.

Potter la skuadrën e Brighton për Chelsea-n, megjithatë eksperienca e tij te “blutë” nuk zgjati shumë, pasi rezultatet negative bënë që klubi ta largonte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA