“Nuk e kërkova këtë vëmendje”, talenti brazilian në pronësi të Realit: Unë nuk jam Pele!

05/04/2023 17:44

Real Madrid shpenzoi plot 72 milionë euro për të bërë të tijin një nga talentët më premtues të futbollit brazilian. Fjala është për Endrick i cili është aktualisht pjesë e skuadrës së parë të Palmeiras edhe pse në moshën 16-vjeçare.

Mirëpo, prej momentit kur Los Blancos zyrtarizuan kalimin e Endrick në Spanjë (mbërrin kur të mbushë 18-vjeç), lojtarit duket se po i shkon ters në vendlindje.

Këtë sezon ai ka shënuar vetëm një gol dhe së fundmi kritikat kanë nisur të bëhen edhe më zhurmuese. Vetë Endrick reagoi në një intervistë për GQ Brasil duke theksuar se për të e rëndësishme është të qëndrojë i fokusuar dhe të ruajë qetësinë.

“Nuk më shqetëson fakti që nuk po shënoj gola, e di se gjërat do të ndryshojnë dhe do të përmirësohen. Më duhet të qëndroj i fortë në këtë moment, e di se kritikat do të jenë gjithnjë prezente e më duhet të mësohen me to. Nuk dua që askujt t’i vijë keq për mua dhe të më përkëdhelin kokën.

Përse më vendosin në qendër të mediave? Nuk është dika që e kam kërkuar unë. Më thonë se jam Pele i ri, nuk e kuptojnë që në futboll nuk do të ketë më kurrë një si Pele. Ai është mbreti i futbollit. Por, nuk kam farë të bëj sepse nuk mund t’i kërkoj njerëzve të mos flasin për mua. Gjithnjë do të ketë njerëz që do të më sulmojnë”, u shpreh Endrick.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA