Mesfushori dëmtuar i Arsenal, Elneny viziton Mekën gjatë Ramazanit, pas operacionit në gju (fotot)

05/04/2023 19:37

Mesfushori i udhëheqësve të kampionatit anglez të futbollit Arsenal, Mohamed Elneny ka përdorur kohën e tij jashtë fushe me klubin e veriut të Londrës, për të udhëtuar drejt Mekës në muajin musliman të Ramazanit.

Futbollisti i kombëtares së Egjiptit kreu një operacion në gju muajin që shkoi dhe nuk pritet të luajë më sivjet, prandaj përfitoi të bënte pelegrinazhin e kalendarit musliman.

30-vjeçari shpërndante një foto të vetes para Xhamisë së Madhe të Mekës, dhe tempullit të saj Qabes në qendër të sheshit.

Nën foto mesfushori me pamje të kënaqur kishte vendosur vetëm disa simbole zemre dhe të Qabes.

Tifozë të shumtë të Arsenal komentonin foton duke i uruar fat të mbarë dhe rekuperim të shpejtë, teksa klubi pretendon të fitojë titullin e parë kombëtar prej 19 vjetësh.

Elneny është musliman i devotshëm dhe agjëron gjatë Ramazanit, pa berë dallim nëse luan në fushe apo jo dhe më parë ka përmendur mbështetjen e klubit të tij për ta bërë.

Sivjet Ramazani nisi më 23 mars dhe do të vazhdojë deri më 21 prill, shkruan rrjeti britanik Daily Mail.

Megjithse nuk ka luajtur rregullisht si titullar, klubi i Arsenal i ka ofruar Elneni një zgjatje kontrate deri në 2024.

FOTO GALERI
1/3
30-vjeçari shpërndante një foto të vetes para Xhamisë së Madhe të Mekës, dhe tempullit të saj Qabes në qendër të sheshit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA