“Ka pësuar rënie që pas humbjes së zgjedhjeve”/ Analisti: Kjo situatë ndihmon Donald Trump

05/04/2023 22:47

Analisti Fitim Zekthi i ftuar në “Top Story” deklaroi se si do të ndikojë paraqitja e ish-presidentit Donald Trump në gjykatë për akuzat që rëndojnë mbi të.

Sipas tij e gjithë kjo situatë ndikon pozitivisht tek ish-republikani amerikan, pasi do ta ndihmojë në politikën e tij.

Zekthi u shpreh se kjo vjen pas një periudhe, ku Donald Trump ka pësuar rënie pas humbjes së zgjedhjeve.

“Mendoj që kjo situatë ndihmon Trump. Pas zgjedhjeve ai filloi të binte. Fituan zgjedhje kandidatë të tjerë. Trumpi kur u vendos juria e madhe u vendos se te kush gjykatë do të shkonte. Çështja e gjykimit është që ia të shkonte vetë. Është në natyrën amerikane që e cila kur heton një krim i shtrëngon njerëzit që të tregojnë çdo gjë. Nuk ka ka një arsye serioze për të dërgua një ish-president për gjykim në gjykatë. Nuk mund të ndodhë kjo gjë për një akuzë”, tha ai.

Arrestimi i ish-presidentit Donald Trump ishte një tronditje për politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai akuzohet për 34 vepra penale, për të cilat para gjykatës deklaroi se nuk janë të vërteta.

Trump është ish-lideri i parë amerikan që përballet me akuza penale, ndërsa hetimet do të vijojnë. Ai nuk do të mbahet i burgosur, gjatë kohës që hetimet do të vijojnë, por do të jetë nën monitorimin e sigurisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA