Gjykata e Korçës ka lënë në masën e sigurisë arrest në burg 2 shtetasit rumunë të cilët u kapën në Kapshticë me një sasi të konsiderueshme droge në rulotin me të cilin po udhëtonin.
Rumuni George Coman dhe Daniela Buturugaru të akuzuar për transport të lëndëve narkotike kanë dalë sot para togave të zeza në gjykatën e Korçës për tu njohur me masën e sigurisë pasi tre ditë më parë janë kapur në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës me 118 kg lende narkotike e dyshuar canabis sativa.
Sipas avokatit të tyre mbrojtës të dy shtetasit mohojnë të kenë dijeni për drogën që u gjet në rulotin e marrë me qira prej tyre
Sipas informacioneve 2 rumunët kanë bërë disa lëvizje. Ata kanë qenë në Greqi, kanë ardhur nga Selaniku për të kaluar nga Shqipëria në Maqedoninë e Veriut për të vijuar drejt Rumanisë por për shkak të siguracionit të makinës nuk u lejuan të futen ne Maqedoninë e Veriut dhe u kthyen pas për të ikur përsëri ne Greqi por ne kufi gjatë kontrollit u zbulua droga.
Top Channel