Siç e shihni zona e paraqitur në videon e mëposhtme është cilësuar si private dhe nuk lejohet filmimi për arsye sigurie. Kjo u bë e ditur edhe nga këta dy policë të cilët panë që ishim duke filmuar dhe na kërkuan të ndalnim xhirimet.

Sipas ligjeve në shtetin Britanik, aty mund të hynin vetëm avokatët pasi të ishin pajisur me një kod identifikues ose persona të tjera po të autorizuar prej të cilëve nuk cënohej siguria e personave brenda kampit.

“Kampet kanë kushte shumë të mira dhe pjesa e trajtimeve të të gjithë #emigrantëve, jo vetëm shqiptarë i kanë në kushtet normale dhe bashkëkohore. Situata në kampe është e mirë nuk mund të themi se ka dicka gabim në trajtimin e tyre. Ata trajtohen me kujdes si nga punonjësit e kampit ashtu edhe nga ata të homeofficet,” tha Kodra.

Nëse ju referohemi kombësive të tjera që kanë emigruar drejt Anglisë do të kemi shifra më të mëdha. Por politika dhe qeveria aktuale e këtij vendi është marrë pikërisht me shqiptarët që janë më të paktit në numër. Ndoshta se nëse do të merreshin me kombësitë e tjera që janë me ngjyrë, sulmet nga anëtarët e qeverisë  do të kategorizoheshin si rracizëm.

“Sa i përket shqiptarëve ka emigrantë, por ka edhe nga shtetet e tjera nga Irani, Siria nga Iraku, Palestina që kanë një numër të konsiderueshëm të emigrantëve të paligjshëm këtu në Angli,” tha avokatja Santjola Kodra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA