Ekspozita kushtuar Gjelosh Gjokajt/ 73 punime të piktorit shqiptar nga Mali i Zi

05/04/2023 15:28

Për herë të parë, Qendra për hapje dhe dialog në Kryeministri, sjell për publikun veprat e Maestro Gjelosh Gjokajt, pjesë e koleksionit më të madh të piktorit të jashtëzakonshëm shqiptar prej Malit të Zi, i cili me punën e tij krijuese, bëri që emri i tij të jetë i pavdekshëm, jo vetëm në kulturën shqiptare, por edhe në mbarë kulturën evropiane në përgjithësi.

Ekspozita e çelur në COD përmban 73 vepra të krijuara mes viteve 1961-2013.

Në ceremoninë e mbajtur me këtë rast, Kryeministri Rama ndau kujtime nga takimet me piktorin dhe e cilësoi atë si një artist që jetën e tij ia dedikoi plotësisht artit.

Sipas kuratorit Shkelzen Maliqi në fazat e hershme Gjelosh Gjokaj krijonte art me tipare emblematike si serine e busteve dhe e “kokave që mbijnë.

Në vitet ‘80, i afrohet asaj që e quante “botë e heshtur pikturale”. Pas diplomimit të arteve të bukura në Akademinë e Arteve në Beograd Gjelosh Gjoka bëhet pjesë e fakultetit në Prishtinë.

Më vonë emigroi në Romë, Itali ku jetoi dhe punoi deri në vitin 1983. Ai ishte në gjendje të linte gjurmë në mbarë botën me mbi 45 ekspozita solo ndërkombëtare dhe mbi 70 shfaqje grupore. Cilësohet babi i grafikës në Kosovë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA