Home Office, ministria e punëve të brendeshme angleze finalizoi këtë të Mërkurë, marrjen me qira një anije në portin Portland në Dorset me synimin e akomodimit të azil kërkuesve.
Në këtë anije pritet të strehohen 500 persona.
Home Office cituar nga mediat angleze të cilave i referohet Top Channel thotë se në këtë anije emigrantëve do tu ofrohen kushte bazike jetese, shërbim shëndetësor dhe ambiente kateringu për ushqimin.
Anija do të ruhet 24/7 me roje sigurie për të minimuar shqetësimet ndaj banorëve lokal.
Nga vala masive e të mbërriturve me gomone vitin e shkuar 43.000 persona akomodimi tyre në hotele, i ka kushtuar deri më tani qeverisë angleze 3.5 miliard sterlina.
Momentalisht 51.000 azil kërkues janë strehuar në 400 hotele në të gjithë Anglinë.
Home Office e shikon zgjidhjen e uljes së kësaj kostoje financiare duke përdorur anije të tilla apo kthimin në kampe refugjatësh të disa ish bazave ushtarake por ka hasur në kundërshti nga autoritetet lokale me argumentin se këto zona nuk mund të kthehen në geto emigrantësh.
Top Channel