Tornadot e fuqishme shkaktuan pasoja të rënda/ Shkatërrohen shumë banesa në SHBA, numri i viktimave shkon në 32

03/04/2023 18:13

Ka arritur në 32 numri i personave që kanë mbetur viktima të të tornadove shkatërruese që shpërthyen në jug dhe në perëndim të Shteteve të Bashkuara.

Shtëpitë u shkatërruan dhe mijëra mbetën pa energji pasi stuhitë e mëdha shkaktuan dëme të konsiderueshme në disa shtete.

Shtetet duke përfshirë Arkansas, Tennessee, Illinois, Indiana, Alabama dhe Mississippi kanë pasur të gjitha viktima. Numri i të vdekurve është më i lartë në Tenesi, ku 15 njerëz u vranë pasi tornadot përfshiu disa qarqe.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit ka pasur më shumë se 80 tornado të raportuara që nga 31 marsi.

Guvernatorja Sarah Huckabee Sanders shpalli gjendje të jashtëzakonshme në shtetin e Arkansas, ndërsa garda kombëtare është aktivizuar për të ndihmuar zonat e prekura.

Autoritetet vendase kana raportuar se është diskutuar me presidentin Joe Biden për situatën, ndërkohë ka premtuar ndihmë federale.

Ditën e djeshme presidenti Biden shkroi në një postim në Tëitter se administrata e tij është e gatshme të ndihmojë disa shtete me përpjekjet e rimëkëmbjes pas stuhive shkatërruese.

Shteti i Illinois u godit gjithashtu nga stuhi të fuqishme, që çoi në shembjen e një çatie teatri gjatë kohës që ishte mbushur me dhjetëra persona, për pasojë mbetën të lënduar 28 prej tyre.

Mijëra njerëz ishin pa energji në disa shtete gjatë fundjavës, ndërsa më të prekura janë raportuar Virxhinia, Ohio dhe Pensilvania.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA