Drejtoresha e Përgjithshme e UNESCO-s Audrey Azoulay ka dënuar vrasjen e punonjësit të sigurisë së Top Channel, Pal Kolës.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Azoulay shkruan se se e dënon këtë krim dhe se është e rëndësishme që autorët të vihen para drejtësisë.

“Dënoj vrasjen e Pal Kolës. Është e rëndësishme që autorët e këtij krimi të sillen para drejtësisë pasi sulmet ndaj institucioneve të medias dhe personelit të tyre minojnë lirinë e shprehjes”- u shpreh ajo.

UNESCO promovon sigurinë e gazetarëve përmes ndërgjegjësimit global, ndërtimit të kapaciteteve dhe duke koordinuar zbatimin e Planit të Veprimit të OKB-së për Sigurinë e Gazetarëve dhe Çështjen e Mosndëshkimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA