Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci i ftiuar në top Story theksoi se SPAK mund të niste dosjen për të hetuar deputeten Monika Kryemadhi, që pas lajmeve në Top Channel.
Beci: Nga pikëpamja proceduriale nuk e shoh si një ide që po ndihmon media drejtësinë, drejtësia duhet të ndihmohet nga media në mëyrë automatike sipas ligjit, është nenin 280 i kodit të procedurës penale kur është mënyra e marrjes në dijeni të veprave penale. Nuk ka nevojë as subjekte politike as qytetarë por edhe në rast se merr dijeni ka një detyrim ligjor që të bëjë një kallëzim për veprat penale që ndiqen. Një gazetar mund të bëjë investigimin e vet për të realizuar pikëpamjen e etikës së gazetarit për të verifikuar burimin dhe lajmin, por nuk kund të bëjë verifikimin e plotë që mund të bëjë procedura penale për sa i përket efekteve ligjore. Marrja në dijeni kryesisht e prokurorit në çdo lloj niveli e detyron atë të regjistrojë një vepër penale të dyshuar si të tillë për të verifikuar faktin penal dhe më tej për të verifikuar ekzistencën apo jo të provave të cilat mund të imlikojnë një person cilido qoftë ai. Duke e renditur në pikëpamje të kompetencave që kanë prokuroritë do të ishte shumë e thjeshtë të mendonim që një prokuror i posaçëm pasi ndiqte një emision televiziv, një edicion informativ mund të fillonte me iniciativën e vet, jo vetëm këtë rast, janë shumë raste në Shqipëri që unë mendoj që drejtësia duhej të kishte filluar me iniciativën e vet me çështje penale referuar nenit 287 të kodit të procedurës penale. Njoftimet anonime vetëm nëse përbëjnë provë penale mund të merren nga prokurori.
Top Channel