“E hëna, dita e betejës sonë”, Berisha bën thirrjen e fundit për mosbindjen civile: Të gjithë të vërshojnë në Tiranë, do dridhen themelet
22/12 21:29
Avokati Spartak Ngjela deklaroi në “Top Story” arsyet përse ka ndodhur përfshirja e Monika Kryemadhit, ish-drejtuese e LSI-së, në financimet e dyshimta me rusët.
Ai u shpreh se Rusia e ka kërkuar Metën dhe bashkëshorten e tij, pasi do të këtë nën kontroll Shqipërinë.
Duke qenë se aktualisht vendi ynë është aleate me SHBA-në, sipas Ngjelës rrjedhimisht Rusia mbetet armiku ynë.
“Rusia është armiku ynë. Unë e kam deklaruar këtu që çadra drejtohej nga rusët. Po flasim që e kemi kundërshtar sepse jemi aleatë me Amerikën. Dihet që kanë konflikt për Ballkanin Perëndimor. Përse Moska e do Metën? E do për Shqipërinë”, u shpreh avokati.
Top Channel