Volodymyr Zelensky vizitoi fshatin ukrainas Yahidne ku pothuajse 400 banorë u mbajtën në një bodrum shkolle, nën pushtimin rus, për 27 ditë.
Presidenti i Ukrainës mbajti një fjalim gjatë të cilit kujtoi sesi fshatarët mbaheshin robër në një bodrum shkolle më pak se 200 metra katrorë.
Kjo ndodhi gjatë muajit të parë të luftës, ku njëmbëdhjetë njerëz humbën jetën.
“Këta njerëz disi jetuan dhe e prisnin Ukrainën në errësirë”, tha Zelensky.
Prej më shumë se një viti Ukrainë është në luftë. Bombardimet masive kanë shkatërruar infrastrukturën e vendit, përfshirë edhe atë energjetike.
Ku për muaj me radhë janë përballur me ndërprerje dhe mungesë të energjisë elektrike, sidomos gjatë dimrit. Shumë banorë janë larguar nga shtëpitë dhe qytetet ku banonin për të shpëtuar jetën.
Duke nisur që nga 24 shkurti i vitit 2022 bombardimet nuk kanë ndaluar në Ukrainë, duke vrarë shumë civilë.
Top Channel