Një përndjekës që raportohet i bëri jetën ‘ferr’ aktores dhe modeles erotike Abby Furness, është burgosur sot për 20 javë në Britani.
34 vjeçari i fiksuar Jamie Spears, kishte vëzhguar e spiunuar Abby nga dritarja e dhomës së gjumit, e kishte pritur në derën e apartamentit të saj me shishe shampanje në dorë, madje dhe e kishte ndjekur në Spanjë kur ajo shkoi për pune e pushime në Ibiza.
I akuzuari kishte përndjekur modelen 23-vjeçare në qytetin e tyre bregdetar Brighton, ishte fshehur prapa gëmushave apo makinave të parkuara për ta ndjekur, dhe kishte përdorur maskime të tjera të çuditshme për ta vëzhguar në fshehtësi.
Kur Spears u zbulua duke u fshehur në kopshtin e saj në shkurt 2021 ai mori fillimisht një urdhër larg-qëndrimi, por burri i fiksuar nuk hiqte dorë dhe e kishte thyer vazhdimisht urdhrin, prandaj tashmë është burgosur.
Ish-punonjësi i aeroportit të Gatwick pranoi akuzat e përndjekjes deh frikësimit dhe u dënua nga gjykata me 20 javë burg.
Në gjykatë Spears tha se ishte në kërkim të “dashurisë së vërtetë” por pranonte se sjellja e tij ishte e papranueshme.
Më 9 dhjetor të vitit të shkuar ai kishte shkuar pranë adresës në Brighton për të cilën ishte ndaluar specifikisht nga gjykata.
Burri u arrestua në janar të këtij viti pasi kishte akumuluar 11 shkelje në lidhje me aktivitetin e tij të përndjekjes.
Prokurori Carl Wheeler, tha se Abby Furness ishte tmerruar kur i akuzuari 34 vjeçar kishte ardhur në shtëpinë e prindërve të saj Kent kur modelja kishte ditëlindjen, madje e kishte ndjekur deri në Ibiza ku ajo ishte me pushime dhe në një punë part-time si kërcimtare.
Vajza tha se stresi i përndjekjes kishte bërë që ajo të ndahej nga i dashuri i saj.
Më herët ajo ka thënë: “Nuk është ekzagjerim nëse them se jeta ime nuk do të jetë më kurrë si më parë, ai më përndiqte mua dhe miqtë e mi në rrjetet sociale, më shkruante vazhdimisht dhe vinte në vendet ku unë punoja. Nuk pranonte ‘jo’ si përgjigje”.
“Ai më afrohej afër dhe më thoshte se më donte dhe se donte që unë të jetoja me të, ishte i frikshëm”.
Ajo tregonte sesi Spears e kishte ndjekur në Ibiza ku kishte marrë një punë tre-mujore si kërcimtare dhe artiste piroteknike.
Duke dhënë dënimin me 20-javë burg, gjykatësja Amanda Kelly tha se Spears kishte shkaktuar një sjellje shumë trazuese, edhe pse pranonte se vuante nga një formë autizmi.
Top Channel