Tradita indiane në modë/ Gigi Hadid dhe Zendaya shfaqen magjepsëse të veshura me sari në Mumbai (foto)

02/04/2023 16:02

Gigi Hadid dhe Zendaya dukeshin fantastike teksa udhëhoqën yjet në hapjen e Qendrës Kulturore Nita Mukesh Ambani në Mumbai të shtunën.

Supermodelja, 27 vjeçe, u sigurua që të tërhiqte vëmendjen me një ansambël të artë, ndërsa aktorja Zendaya, 26 vjeçe, dukej shumë elegante.

Gigi u shfaq me një sari ekstravagante ari, i përbërë me rruaza dhe pëlhurë mëndafshi të endur, të stolisur me detajet dhe traditat indiane. Ajo gjithashtu vendosi edhe një sërë rrathësh dhe vathë ari të trashë, për të theksuar pamjen. Gigi i mbajti flokët e kapura ndërsa grimi ishte i lehtë dhe i përshtatshëm për veshjen.

Asaj iu bashkua në eventin e mbushur me yje edhe Zendaya, e cila tregoi figurën e saj të pabesueshme, që nuk zhgënjen kurrë, në një ansambël plot me shkëlqim.

Fustani i saj ishte i përbërë nga një copë me gurë dhe rruaza, ndërsa fundi ishte i tejdukshëm me dizajne shumëngjyrëshe me lule. Ajo e aksesoi veshjen e saj të guximshme me rrathë argjendi të shkëlqyeshëm dhe vathë. Ylli i Euphoria gjithashtu i mbajti flokët e kapura, me një make up natyral.

Diku tjetër, i pranishëm ishte edhe i dashuri i Zendaya, Tom Holland, por u pa duke pozuar veçmas me të dashurën e tij pas mbërritjes së tij në event. Aktori i Spiderman, 26 vjeç, u shfaq me një smoking të zi. Çifti i dashur u pa duke mbërritur në aeroportin e Mumbait së bashku të premten  përpara ngjarjes së mbushur me yje.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA