Foto Ilustruese

Një aksident i rëndë është shënuar në Sukth të Durrësit, aty ku një person ka mbetur i vdekur pas aksidentit.

Rreth orës 21:15, në aksin rrugor Sukth-Manzë, një automjet ende i paidentifikuar është përplasur me motorin me drejtues shtetasin M. R.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë pasagjeri i motomjetit shtetasi M. N., ndërsa drejtuesi ndodhet në spital nën kujdesin e  mjekëve.

Drejtuesi i automjetit  që shkaktoi aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes. Shërbimet e Policisë po vijojnë veprimet  për identifikimin dhe kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA