80 kilogramë lëndë narkotike janë kapur në pikën kufitare të Kapshticës, në dalje të Republikës së Shqipërisë.

Droga ishte fshehur në një mjet rulot ka qenë duke udhëtuar drejt shtetit helen dhe drejtohej nga një shtetas rumun.

Menjëherë është bërë e mundur arrestimi i drejtuesit të mjetit, identiteti it ë cilit nuk bëhet i ditur, ndërkohë që nuk dihet destinacioni i drogës.

Njoftimi policisë: 

Kapshticë/ Si rezultat i një operacioni të mirëkoordinuar nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë, është goditur 1 tjetër tentativë e trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek.

Në kuadër të këtij operacioni, në dalje të Republikës së Shqipërisë, është ndaluar e shoqëruar një shtetas rumun dhe është sekuestruar një sasi e lëndës narkotike kanabis.

Nga ana e Policisë po vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe në përfundim të veprimeve procedurale, peshimit të sasisë të lëndës narkotike, do ju informojmë me një informacion më të detajuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA