Pas dy vitesh në paraburgim, gjyqi ndaj ish-krerëve të UCCK-së pritet të nisë më 3 prill.

Gjykata Speciale në Hagë akuzon ish-krerët për katër krime të pretenduara lufte dhe gjashtë kundër njerëzimit, ku përfshihen arrestimi i paligjshëm, torturë, si dhe përndjekje, burgosje, akte të tjera çnjerëzore.

Krimet dyshohet se janë kryer nga marsi i vitit 1998 deri në shtator 1999, në disa lokacione të Kosovës, por edhe në Kukës dhe Cahan të Shqipërisë. Në aktakuzën e ngritur Gjykata Speciale për UCCK-në përdor edhe termin “ndërmarrje e përbashkët kriminale”. Sipas Gjykatës Speciale këta ish-krerë kanë përdorur çdo mjet për të intimiduar, vrarë dhe zhdukur kundërshtarët politikë si dhe kanë për krime kundër minoriteteve serbe dhe ashkalinj. Krimet mund të jenë edhe pa dijeninë e tyre, por si krerët e Lëvizjes ata akuzohen për pasivitet.

Të katër krerët janë deklaruar të pafajshëm për krimet që kanë kryer. Hashim Thaçi në 5 nëntor të 2020-ës dha dorëheqjen nga posti i presidentit dhe u nis drejt Hagws.

Më 5 Nëntor edhe Kadri Veseli, në atëkohë kreu i partisë opozitarë më të madhe në Kosovë dha dorëheqjen dhe njoftoi nisjen drejt Hagës.

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi u arrestua në shtëpinë e tij, pasi më parë ishte bastisur. Ai u dërgua më 4 nëntor në Hagë.

Edhe Rexhep Selimi më 4 nëntor njoftoi se do të nisej drejt Hagës pasi i ishte komunikuar akuza. Ai mbante postin e kreut të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes. Aktakuzës fillestare, Zyra e Prokurorisë Speciale më 2022 ia shtoi edhe disa akuza të tjera.

Përgjatë gjithë procedurës paragjyqësore,ekipet mbrojtëse të ish-krerëve të UÇK-së kanë fajësuar Prokurorinë për pengim të punës së tyre, mosdhënien e dokumenteve në kohën e duhur dhe për pengesa të tjera. Ata po ashtu u ankuan se ZPS-ja nuk po tregonte origjinën e materialeve shfajësuese, që mbrojtja mund t’i përdorë, duke aluduar se ato mund të kenë origjinën në Serbi.

Procesi që nis nesër pritet të zgjasë minimalisht edhe pesë vite duke marrë parasysh dosjen voluminoze dhe numrin e lartë të dëshmitarëve që duhen thirrur në seancë.  Janë rreth 320 të tillë që do të thirren nga gjykata dhe mbrojtja.

Gjykata Speciale në Kosovë u ngrit në vitin 2015 përmes një votimi në Kuvend. Krimet e kryera nga UCCK për herë të parë u hartuan në raportin e senatorit zviceran Dick Marty për Këshillin e Europës.

Top Channel