Armaldo zgjedh mes Oltës dhe Luizit. Cilin prej tyre do ta ketë mik?

02/04/2023 17:14

Armaldo Kllogjeri ka qenë së bashku me Beniada Nishanin dhe Argjira Spanca në vendlindjen e tij në Gramsh, si pjesë e rubrikës “E Diell N’Trip” tek E Diell.

Gjatë intervistës, nuk munguan as pyetjet ngacmuese për maestron. Argjira e ka pyetur Armaldon se me kë do jetë shok pas përfundmit të Big Brother, me Oltën apo Luizin dhe ai përgjigjet se këtë do ia lërë kohës.

Argjira Spanca: Mes Oltës dhe Luizit, kë do mbash mik, kë do mbash armik?

Armaldo Kllogjeri: Kam vënë re që nga komplimentet që kam marrë apo nga ato diskutimet që kam pasur me fansat e mi apo të Luizit, kam kuptuar që ka qenë një tërheqje e madhe e të gjithë shikuesve ndaj këtij Big Brotheri. Unë kam treguar aty brenda që jam një person tolerant, jam një djalë që e vlerësoj lojën dhe po ta keni parë lojën me vëmendje unë ia kam dhënë dorën për atë nominim që ka bërë. Pra kam treguar që në një lojë ti e meriton nëse bën diçka për interesin tënd të lojës. Këtë do ia lëmë kohës, por besoj që do kemi kontakt me njëri-tjetrin mendoj, nuk e di por gjithsesi do ia lëmë kohës.

I pyetur nga Beniada se si e shikoj Jorin, ai shprehet se është qershia e shtëpisë, ka rrezuar, ka dhënë shumë dashuri brenda dhe nuk ka bërë lojë apo strategji. Sipas tij Jori ka treguar cilësitë e një vajze të mirë dhe nuk është e rrezikuar për momentin në lojë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA