
Përfundon rrugëtimi i Shqipërisë në Europianin e minifutbollit.
Kuqezinjtë u mposhtën në gjysmëfinale nga Gjeorgjia me rezultatin 4-1, në një takim shumë të luftuar deri në momentin që Gjeorgjia realizoi dhe golin e tretë.
Gjeorgjianët kaluan në avantazh me anë të Gongadzes, teksa fraksioni hapës ishte maksimalisht i ekuilibruar, ku Shqipëria krijoi rastet, por pa gjetur rrugën e rrjetës.
Shqipëria i shkoi pranë barazimit me Mertirin pak minuta më vonë, por gjuajtja e mbrojtësi u ndal në vijën fatale.
Në fund, Gjeorgjia u tregua më e qetë dhe realizoi dhe dy herë të tjera në minutat përmbyllëse për të çuar shifrat në 4-1.
Shqipëria u largua e indinjuar me keqardhjen që mund të merrte më shumë, marrë parasysh rastet e krijuara, por tani kuqezinjtë do të bëhen gati për duelin e së dielës për 3/4 ndaj Qipros, një takim që përcakton edhe skuadrën e fundit që do të shkojë në Botërorin që do të zhvillohet në Gjermani në Qershor.
Top Channel