Aktori amerikan nuk njihet më me mjekrën e madhe dhe humbjen ne peshë, tashmë dhe ‘surfist’ (fotot)

01/04/2023 16:16

Aktori amerikan Jonah Hill është parë së fundmi duke bërë surf në brigjet e Kalifornisë, edhe pse kishte folur më parë për frikën nga ky sport, por ajo që tërhoqi vëmendjen e fansave ishte humbja e tij në peshë.

Aktori i serialit ‘21 Jump Street’ dukej si një ‘surfist’ natyral teksa hapte krahët për të ruajtur ekuilibrin, me një kostum të plotë ujor gome.

Jonah shpeshherë bashkohet me kolegë të njohur si Spike Jonze dhe reperi i grupit Beastie Boys, Mike Diamond, për grupin e surfit në Kaliforni

Jonah thoshte më herët për revistën GQ: “Kam qenë i tmerruar nga surfi shumicën e jetës time. Ishte një frikë instinktive dhe gjithashtu një ëndërr sekrete e imja”.

Ndërsa me peshën aktori ka pasur gjithnjë probleme teksa thotë se ka qenë gjithnjë fëmijë i shëndoshë: “Kur isha i vogël më sugjeronin gjithmonë dietën e shëndetshme dhe stërvitjen në lidhje me pamjen time, por asnjë herë në lidhje me shëndetin mendor, që unë besoj se është aspekti më i rëndësishëm, do të kisha dashur shumë të ma kishin prezantuar si të tillë”.

Jonah është bërë fillimisht i njohur me rolet në komeditë ‘Accepted’ në vitin 2006 dhe ‘Superbad’ në vitin 2007.

Prej moshës së re ai ka humbur rreth 20 kg, por i shtoi përsëri duke luajtur rolin në filmin ‘Wolf of Wall Street’ në vitin 2013.

Por prej rolit në ‘War Dogs’ në 2016 Jonah ra në peshë dhe ka arritur të ruajë formën.

FOTO GALERI
4/5
Ne filmin ‘War Dogs’ në 2016

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA