Vdes në moshën 18 vjeçare modelja e njohur e TikTok, Kara Santorelli (fotot)

31/03/2023 18:19

Një modele e njohur e platformës sociale TikTok është ndarë nga jeta në moshën 18 vjeçare, njoftonte sot familja e saj.

Kara Santorelli – e cila kishte mijëra ndjekës në platformës e njohur të videove, ka vdekur në një aksident automobilistik në qytetin e saj Florida, SHBA.

Nxënësja e shkollës së mesme njihej në TikTok për videot e saj, shumë prej të cilave mbi jetën e përditshme, si dhe me imitime të këngëve të njohura.

Ajo u vra në aksidentin e 17 marsit kur u përplas kokë më kokë me një automjet tjetër.

Partullat rrugore të Florida thanë se Santorelli po drejtonte mjetin në autostradën Highway 29 pranë Escambia, kur fuoristrada e saj Nissan, u përplas me një veturë Chevrolet që duket se ishte në korsinë e gabuar të rrugës.

E reja kishte vdekur në vend ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër kishte mbetur i bllokuar në të.

Disa ditë më parë, Santorelli kishte shpërndarë një video nga brenda makinës, ku mes të tjerash fliste për të dhënat e saj të pastra në patentë. Nuk ka të dhëna nëse ajo po drejtonte mjetin në mënyrë të rrezikshme apo të pasigurtë.

Duke i bërë homazh mbesës së saj në Facebook, tezja e Kara shkruante: “Një pjesë e zemrës time vdiq sot, kur mësova se mbesa ime shkoi në qiell, të dua shumë e dashur Kara!”

Shkolla e mesme Northview High School, ku Kara studionte në vit të fundit, i bënte homazhe studentes së saj.

“I mbajmë shtrenjt kujtimet që ke lënë me ne. Buzëqeshja dhe natyra jote e bukur do të mbeten në zemrat tona”, shkruante stafi.

Ndjekësit e saj kishin shkruar mesazhe dhimbjeje e simpatie në llogarinë e TikTok: “U prehsh në paqe, Kara.”

“Lutemi për familjen tënde dhe të gjithë ata që të donin shumë”, thuhej mes të tjerash.

FOTO GALERI
1/3
Kara Santorelli – e cila kishte mijëra ndjekës në platformës e njohur të videove, ka vdekur në një aksident automobilistik në qytetin e saj Florida, SHBA.

Top Channel