Souk al-Ghazel, tregu më i madh i kafshëve shtëpiake në Irak (fotot)

31/03/2023 18:51

Çdo të premte irakenët vërshojnë në zonën Souk al-Gazel në kryeqytetin Bagdad ku mbahet tregu më i madh i kafshëve shtëpiake në vend, që prej zogjve ekzotikë, te peshqit apo gjarpërinjtë.

“Këtu gjejmë jo vetëm kafshë të të gjitha llojeve po dhe njerëz nga të gjitha provincat e vendit”, thotë shitësi i zogjve Mohammed për rrjetin AFP.

Ai shton se ka shumë vite që shet kafshë, por tanimë vetëm në tregun e Suk al-Ghazel.

“Punën me kafshët e kam pasur dëshirë prej kohësh. Kam shitur shumë lloje kafshësh pasi kam pasur disa dyqane, por tanimë shes dhe blej kafshë vetëm në këtë treg”.

“Jam 45 vjeç dhe vij këtu prej 20 vitesh. Shes e blej kafshë pasi kam krijuar një kopsht në shtëpi ku shumoj kafshët shtëpiake”.

Mohammed shton më tej: “Të gjithë njerëzit blejnë kafshë, edhe gratë, njerëzit këtu vijnë nga të gjitha provincat, nga Bagdadi, Basra apo Amarah.”

Emri i tregut të al-Ghazil i referohet tregut të dikurshëm të leshit e pambukut në epokën otomane.

Pranë tij qëndron minarja e xhamisë së Kalifit, që është një nga më të vjetrat në Bagdad, rreth 1000 vjet e vjetër, që prej epokës së sunduesit Abbasid.

Ky është ndoshta tregu më i famshëm në Irak dhe konsiderohet si një atraksion kombëtar në qendër të kryeqytetit.

FOTO GALERI
1/15
Çdo të premte irakenët vërshojnë në zonën Souk al-Gazel në kryeqytetin Bagdad ku mbahet tregu më i madh i kafshëve shtëpiake në vend

Top Channel