Në 5 vite Gjermania ka tërhequr nga Shqipëria 5000 bluza të bardha nga të cilët 1500 janë mjekë.
Dhe kjo hemoragji e mjekëve drejt Gjermanisë por edhe drejt vendeve të tjera Europiane nuk do të mund të ndalet as me rritjen e pagës afro 500 dollarë të cilën mjekët specialistë do ta marrin tani në muajin prill.
Për federatën e mjekëve shqiptare në Europë duhen gjetur zgjidhja për të frenuar ikjen e mjekëve të rinj.
Në anketat e mjekëve të rinj të cilat sa nisin fakultetin e mjekësisë paralelisht nisin kursin e gjermanishtes paga mujore nuk është e para arsye.
Por për të frenuar ikjen e mjekëve të rinj kryeministri është shprehur se nuk mund të paguajë për të prodhuar mjekë për në Gjermani ndaj do të aplikohen sanksione detyruese.
“Ta aplikojë për ata që regjistrohen nga zero dhe jo ata që janë sapo diplomuar”, tha Aurora Dollemnberg.
Kostoja për të përgatitu një mjek në Universitetin e Mjekësisë në Shqipëri arrin nga 12 mijë deri në 18 mijë dollar.
Top Channel