Një aksident me pasojë pesë të lënduar ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Shkafane, në aksin rrugor Gjiri i Lalzit- Manëz.

Hekuran Cani duke drejtuar automjetin tip Opel me targë AA112 YV nga Gjiri i Lalzit për në Maminas në vendin e quajtur Shkafane, ka dalë nga rruga. Për pasojë janë plagosur shtetasit Sajmir Elezi 34 vjeç, Gazmir Elezi 40, Sinan Hata 46 vjeç dhe shtetasi Dritan Dida.

Katër pasagjerët ndodhen në spitalin e traumës ku po marrin mjekim të specializuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime të lehta.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel