Top Channel në bashkëpunim me kompaninë e kërkimeve “Angi Ricerche” ka zhvilluar një sondazh, ku qytetarët e Tiranës janë pyetur për problemet kryesore të qytetit të tyre.
Referuar sondazhit, 14.5% e qytetarëve të Tiranës kanë pakënaqësi me infrastrukturën arsimore, shkollat dhe kopshtet.
12.7% i shqetëson grumbullimi dhe menaxhimi i mbetjeve, 11.2% i shqetësojnë kanalizimet dhe ujësjellësi, 10.7% administrata publike, 10.2% kanë problem taksimin e lartë, 9.4% pastërtinë e qytetit, 8.3% hapësirën e disponueshme publike, 8.2% përmbytjet nga reshjet ose lumi Lana dhe 7.9% e qytetarëve mendojnë se ka probleme me zhvillimin e kulturës.
Ky është sondazhi i parë i realizuar, ku janë intervistuar 1017 qytetarë të bashkisë Tiranë mbi 18 vjeç në një periudhë kohore 20-25 mars. Marzhi i gabimit është 2.2%, ndërsa intervistat janë realizuar përmes telefonatave, webit ose me skype.
Top Channel